Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 3 personave nga e njëjta familje ka ndodhur këtë të mërkurë në Erzurum të Turqisë. 70-vjeçari Remzi Delibaş, bashkëshortja e tij Nevin Delibaş 67 vjeç, dhe e bija, Derya Delibaş 39 vjeç, ishin nisur nga Vani për në Stamboll, kur makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga në Erzurum dhe përfundoi 10 metra poshtë në një përrua.
Makina me 3 familjarët u gjet nga punëtorët e një firme ndërtimi që kishin mbërritur në bregun e përroit për të marrë inerte.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet zjarrfikëseve dhe të xhandarmërisë, të cilët nxorën trupat dhe makinën nga përroi me ndihmën e një vinçi. Të tre familjarët kishin ndërruar jetë.