Armand Koçerri, i vetmi i arrestuar në Shqipëri i akuzuar si pjesë e bandës “Habilaj” e cila kryente trafik ndërkombëtar droge sipas Prokurorisë, rrezikon 10 vite burg.
Prokuroria e Krimeve te Rënda kërkoi sot 15 vite burg për Kocerrin, por ai përfiton ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe do të qëndrojë 10 vite pas hekurave nëse do të pranohet kërkesa e Prokurorisë i cili po gjykohet si pjesë grupit të Habilajve.
Çështja ndaj tij u nda nga pjesa tjetër e grupit disa javë më parë dhe sot, Prokuroria kërkoi shpalljen e fajshëm të tij dhe dënimin me 10 vite në total.
Koçerri u arrestua ne banesën ku u gjet kanabis sativa, gati për t’u trafikuar.
Vendimi nga Gjykata për Krime të Rënda do të jepet në 7 nëntor.
Kocerri akuzohet për “Trafikim të narkotikeve”, ne tentative, kryer ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.
g.kosovari