Një person u arrestua dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi akuzohen të jenë bashkëpunëtorë të vjedhjeve të portofolave në linjat e autobusëve urban në Tiranë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Numër 3, nisur nga shqetësimet dhe kallëzimet e bëra nga qytetarët për vjedhjet e portofolave në autobusët e linjës së “Tiranës së Re”, në drejtimin e Prokurorisë, organizuan operacionin policor të koduar “Stacioni i fundit” në kuadër të të cilit u bë arrestimi i M. Xh., 42 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje), si dhe u shpall në kërkim V. J., 65 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje).
Në sajë të materialeve të administruara, kqyrjes së pamjeve filmike dhe veprimeve të tjera hetimore, rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autor edhe të 5 rasteve të mëposhtme të vjedhjeve të portofolave:
– Vjedhjes të portofolit të shtetasit S. J., të ndodhur më datë 28.10.2019;
– Vjedhjes të portofolit të shtetases B. D., të ndodhur më datë 28.10.2019;
– Vjedhjes të portofolit të shtetases D. S., të ndodhur më datë 05.03.2019;
– Vjedhjes të portofolit të shtetases M. K., të ndodhur më datë 24.03.2019;
– Vjedhjes të portofolit të shtetases Xh. L., të ndodhur më datë 02.05.2019.
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.
g.kosovari