Ka nisur të marrë jetë projekti i rikonstruksionit të plotë të Bibliotekës së Laprakës në Njësinë 11. Punimet kanë ecur me ritme të mira dhe tashmë është bërë zëvendësimi nga e para e gjithë.
infrastrukturës së godinës, përfshi suvanë, dyshemenë, nyja sanitare, si dhe vetratat e dyert të cilat janë vendosur të reja. Siç shihet edhe nga fotot punonjësit e bashkisë po i japin dorën e fundit detajeve, para se të nisë lyerja dhe më pas mobilimi modern dhe i ngrohtë.
“Sa të lumtur jemi ne për kryerjen me shpejtësi të punimeve në Bibliotekën e Laprakës. Shumë shpejt gati, një nga bibliotekat më të bukura në Tiranë për fëmijët dhe të rinjtë e Njësinë Administrative nr.11”, shkruan Njësia 11 në “Facebook”.
Kjo është një tjetër dhuratë që Bashkia e Tiranës i bën banorëve të Laprakës pas rikonstruksionit edhe të kinemasë. Kjo pasi Biblioteka do të shërbejë jo vetëm si një ambient dinjitoz për lexuesit, por dhe si qendër komunitare për zonën.