Kryeministri Rama, ka bërë thirrje për fazën e dytë të Programit IPARD që mbështet fermerët.
“Mirëmëngjes dhe me thirrjen e fazës së dytë të Programit IPARD në mbështetje të fermerëve e sipërmarrjes në fshat, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Autoriteti Menaxhues në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kanë nisur prej disa kohësh takimet informuese për Programin IPARD-II, thirrja e II-të, në kuadër të promovimit të programit në 12 qarqet e vendit.
Ky program është një kërkesë imediate për zhvillimin e sektorit duke synuar mbështetjen e investimeve në sektorin agro-ushqimor, me qëllim përmirësimin e konkurrencës, plotësimin e standardeve të BE-së, dhe diversifikimin e zonave rurale.
Programi promovues do të vazhdojë në çdo qark të Shqipërisë deri në datën 30 Tetor, data e çeljes së thirrjes së dytë, për të njohur aplikantët potencialë nga afër me kushtet e aplikimit.
/a.r