1492 – Kristofor Kolombi zbuloi Kubën në udhëtimin e tij të parë përtej Atlantikut dhe e shpall atë nën sundimin e Spanjës.
1704 – Vdiq filozofi anglez John Locke, një nga themeluesit e empirizmit dhe filozofisë liberale. Ai ndikoi shumë mbi filozofët e mëvonshëm si empiricistët dhe teoricienët e shoqërisë liberale dhe të shtetit civil (“Një vështrim mbi arsyen njerëzore”, “Letrat mbi tolerancën”, “Dy traktatet mbi qeverinë”, “Edukimi”).
1914 – Lindi mikrobiologu amerikan Jonas Edward, i cili në vitin 1953 gjeti vaksinën kundër poliomielitit.
1922 – Rreth 40,000 fashistë me këmoshë të zezë, Benito Mussolini, filluan rrugën nga Napoli në “Marshimin kah Romë”s. Dy ditë më vonë, Mbreti Vitorio Emanuele i besoi Musolini një mandat për të formuar një kabinet. Regjimi fashist zgjati deri në korrik 1943.