Pas pak pas mesnate në fshatin e largët të Barishës banorët dëgjuan një zhurmë të njohur që vinte nga lart. Në errësirën e frikshme u sinjalizua se diçka po vinte, diçka ushtarake e cila, në këto pjesë, zakonisht sjell vdekjen.
Kjo ishte e sigurt për banorët e zonës, pasi brenda disa minutash ndiqte tingulli i plumbave që shponin ajrin. Por ky nuk ishte një zjarr i zakonshëm ku u godit baza e grupit islamik ose më sakt zemra e kalifatit dhe lideri i tyre.
Ishte presidenti Donald Trump që ka miratuar misionin gati një javë para se të ndodhte. Operacioni i fshehtë filloi rreth orës 05:00 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa tetë helikopterë që transportonin ekipe të trupave elitare amerikane, përfshirë operatorët “Delta Force”, fluturuan një orë e dhjetë minuta mbi territorin e rrezikshëm drejt kompleksit në veri të Sirisë ku ndodhej Abu Bakr al-Baghdadi. Shumë avionë të tjerë amerikanë dhe anije u përfshinë gjithashtu në mision.
Raportohet se mjetet fluturuan shumë ulët dhe shumë shpejt. Për hyrjen dhe daljen nga misioni u përdor rrugë identiket.
Pesë vjet pasi ai kishte nisur ‘kalifatin’ e tij të vetë-stiluar dhe solli një valë të re terrori në glob, rrjeta më në fund po mbyllej drejtuesit të IS.
Helikopterët u hasën gjatë rrugës me të shtëna. Avionët amerikanë iu përgjigjën me zjarr dhe e eliminuan kërcënimin. Pasi mbërritën në kompleks, trupat amerikane prishën një mur për të shmangur një hyrje me kurthe dhe më pas vranë disa luftëtarëve të ISIS gjatë një beteje me armë. Të paktën dy luftëtarë të ISIS u kapën dhe 11 fëmijë u morën nga autoritetet. Dy nga gratë e Baghdadit u vranë gjatë operacionit dhe jelekët e tyre të vetëvrasjeve mbetën të pashpërthyer. Në fund, Al Baghdadi, i cili ishte gjithashtu i veshur me një jelek vetëvrasjeje, u fut në një tunel pa dalje me tre fëmijë.
Ai arriti në fundin e tunelit, ndërsa qentë e ndiqnin pas dhe e aktivizoi eksplozivin në jelek, duke vrarë veten dhe tre fëmijët. Trupi i tij ishte gjymtuar nga shpërthimi, por u identifikua pas testeve. Al-Baghdadi ishte shënjestra e operacionit të fshehtë në bastionin e fundit të opozitës së dominuar nga islamikët, një fraksion që është përplasur me ISIS gjatë viteve të fundit. Anëtarët e Ekipit Delta të Komandës së Operacioneve Speciale kryen operacionin e së shtunës në nivelin e lartë, pasi morën inteligjencën vepruese. Vendndodhja e bastisjes nga trupat e operacioneve speciale kishte qenë nën mbikëqyrje prej disa ca kohësh.
Por si arriten deri te lideri i ISIS
Ky ishte momenti që ata kishin planifikuar pasi zyrtarët irakenë-kurdë kishin arrestuar njërën nga gratë e shumta të Bagdadit, nipin dhe gruan e një prej korrierëve të tij më të besueshëm.
Informacioni nga ajo treshe i çoi ata, kuptohet, në një strehimore të IS në shkretëtirën e Irakut perëndimor, një zonë që duhej të ishte jashtëzakonisht e vlefshme.
Të gjetur brenda, midis disa prej pasurive personale të udhëheqësit të IS, ishin koordinatat e vendndodhjes së tij të fshehtë, një shtëpi pa përshkrime në një pjesë të Sirisë veri-perëndimore që kontrollohej nga Al Kaeda, një armik i Bagdadi.
Me pas ishte ok e Trump që misioni të vazhdonte dhe urdhëri ishte i sakt kapeni ose vriteni.
Edhe për organizatën që vrau më shumë se 3000 veta në sulmet e 11 shtatorit, dhuna brutale e Shtetit Islamik ishte shumë dhe Bagdadi u pa si i padëshiruar.
Si doli në skenë Abu Bakr al-Baghdadi.
Ai u vendos në krye të grupit xhihadist në vitin 2010, dhe më 2013-ën do të shpallte krijimin e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit, që ndryshe njihet si ISIS, në bashkëpunim me një celulë militante të al-Kaedës.
Në pesë vitet e para, grupi do të ndërmerrte qindra sulme kamikaze që do të vrisnin mbi 2,000 civilë nëpër botë.
Për herë të fundit al-Bagdadi ishte shfaqur për mediet në prill të këtij viti, kur pas sulmeve kamikaze që do të linin mbi 250 të vdekur në ditën e Pashkëve në Sri-Lankë, ai do të shpallte krijimin e kalifatit të Shtetit Islamik me shtrirje nga Siria deri në Irak.
Çfarë mund të bëjë ushtria amerikane me trupin e liderit të ISIS
Trupi i liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi mund të hidhet në det. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Robert O’Brien në “Meet the Press” të NBC tha se ai pret që SHBA ta ndjekë të njëjtin protokoll si me Osama Bin Laden.
Udhëheqësi i Al-Qaedas u vra në operacionin e vitit 2011 në Pakistan nga uniformat e Marinës amerikane dhe u hodh në det.
Duke u shfaqur në “Meet the Press”, O’Brien tha se trupi i Bagdadit do të “dënohet” siç duhet.
I pyetur nëse SHBA-ja do të ndiqte të njëjtin protokoll si me Bin Ladenin, O’Brien tha: “Unë do të prisja që të ndodhte kështu”./ Javanews
g.kosovari