Alberto Fernandez fitoi dje zgjedhjet presidenciale në Argjentinë me 47,9 për qind të votave.
Me 93 për qind të fletëvotimeve të numëruara të 34 milionë votuesve, presidenti aktual Mauricio Macri fitoi 40,5 për qind të votave.
Macri pranoi humbjen zgjedhore përballë Fernandezit.
Fernandez do të ushtrojë postin e presidentit për një mandat katërvjeçar, deri në vitin 2023.
/a.r