Arrestohet nga policia autori i plagosjes me thikë të 19-vjeçarit dje në mesditë, ndërsa një tjetër po hetohet në gjendje të lirë. Autori është J. M. 20 vjeç, banues në Kavajë, ndërkohë që po hetohet në gjendje të lirë A. T. 34 vjeç, banues në Durrës.
Sipas policisë, këta persona gjatë një konflikti në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 17 Durrës, kanë goditur me thikë 19-vjeçarin me inicialet K. Q. si dhe me sende të forta D. M. 16 vjeç, banues në Durrës. Të plagosurit ndodhen në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
/a.r