Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili ndodhet në Shqipëri.
Kreu i shtetit ka publikuar në faqen e tij në Facebook një foto nga takimi në Presidencë, ndërsa thotë se e uroi Kurtin për suksesin në zgjedhje.
“Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje. Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen” shkruan Meta.
Albin Kurti gjatë vizitës në Shqipëri zhvilloi një takim edhe me kryeministrin Edi Rama. Vetëvendosje doli forcë e parë nga zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, ndërsa vijon bisedimet me LDK-në për koalicionin qeverisës.
/a.r