Një 16-vjeçar nga Durrësi është qëlluar me thikë mesditën e sotme nga një bashkëmoshatar i tij për motive ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17, ndërsa i plagosuri është 16-vjeçari me inicialet K.Q. Autori ende nuk është zbuluar, ndërsa policia pritet që të marrë dëshminë e të plagosurit për të zbardhur ngjarjen.
16-vjeçari ndodhet në reanimacion nën kujdesin e mjekëve, pasi ka disa plagë në trup nga goditjet me thikë. Nga të dhënat e para dyshohet se 16-vjeçari mund të jetë qëlluar pas një sherri me bashkëmoshatarët.