Dy turistë spanjollë, të cilët humbën për mbi 3 orë në Kanionin e Gjipesë, janë gjetur pas kërkimeve nga policia e Himarës. Teksa po duke eksploruar territorin në Kanionin e Gjipesë, një çift spanjollësh rreth orës 18:20 kanë humbur rrugën edhe për shkak se po afronte nata, duke e bërë të pamundur daljen e tyre nga kanioni.
Forcat e Policisë së Himarës dhe ajo Kufitare, për shkak të terrenit të vështirë kanë kërkuar në rrugë tokësore me këmbë, por edhe nëpërmjet territorit ujor me mjetet lundruese me qëllim gjetjen e tyre.
Pas 3 orë kërkimesh intensive shërbimet e policisë i kanë gjetur në pjesën veriore të këtij kanioni, në kufi me fshatin Vuno.
Siç raporton policia, dy turistët 34 vjeç dhe 26 vjeçe janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.
Policia i ka shoqëruar turistët drejt automjetit të tyre në rrugën nacionale Vlorë-Himarë.