32 vjeçari përdorte një stil të ngjashëm me atë të “50 hijeve të Grejit”, ku njëri protagonist e detyronte personazhin tjetër nëpërmjet një kontrate.
Roney Schelb, nga Brazili, u premtonte grave të ndryshme që njihte në internet se do t’u jepte 2000 dollarë në këmbim të pozave erotike.
Pasi merrte pozën, ai nuk jepte para por i kërcënonte të dërgonin të tjera, ose do t’ua çonte fotot familjarëve, fëmijëve, të afërmve, etj.
Kërcënimet e tij vazhdonin deri në atë pikë sa i detyronte disa prej grave të kryenin marrëdhënie me të panjohur e t’i dërgonin foto nga skena, e madje të vendoseshin edhe në pozicione seksuale me kafshë.
Viktimat e tij ishin që nga vajzat e mitura e deri te gratë në moshë të mesme, në 11 shtete të Brazilit.
Ngaqë nuk mund ta akuzojnë për përdhunim, ai do të akuzohet për krime kundër njerëzimit
Ai u premtonte vajzave 2500 dollarë në i dërgonin foto erotike, por i gënjente me transaksione të rreme
Më pas u kërkonte foto të tjera, deri 20 në ditë, sipas njërës nga viktimat, ose do t’ua dërgonte fotot e para familjarëve.
Ai gjente se ku banonin prindërit e vajzave të mitura dhe i kërcënonte se do t’u tregonte