Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, teksa ka folur për librin e saj në emisionin “Aktualitet”, është pyetur edhe për ambiciet e saj si politikane dhe nëse do të kandidojë për kryeministre siç bëri dhe Vjosa Osmani në Prishtinë.
Duma e ka lënë të hapur si mundësi, teksa është shprehur që këtë gjë le ta përcaktojë vota e qytetarëve, duke sfiduar kështu edhe kryedemokratin, Lulzim Basha.
“Atë gjë le ta përcaktojë vota e qytetarëve. Pa asnjë diskutim. Nëse ka një gjë, që e gjykoj unë tek politikanët në Shqipëri, është sepse nuk prodhojnë dhe pse nuk afrojnë njerëz të ngjashëm. Gjëja më e pranueshme është të dish që ke sjellë tre-katër njerëz të ngjashëm.
Nëse ti do të kesh kënaqësinë të vish në zyrën time në PD, një gjë do ta gjesh pa diskutim, së paku 5 apo 6 të rinj përditë, të cilët unë mendoj se janë gjithçka që duhet lënë. Grida është kjo që është, bën pjesën e vet, por gjëja më e rëndësishme është shkolla politike që në lëmë.
Dhe nëqoftëse ne do të vazhdojmë me teorinë mos rrit askënd, mos avantazho askënd, mos mbështet askënd që të jesh vetëm ti, kemi për ta humbur toruan për vetë”, është shprehur ndër të tjera Duma.