Ashtu siç edhe ishte parashikuar, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, ka vizituar sot Tiranën, dhe është takuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Ndryshe nga të gjithë zyrtarët e tjerë, Kurti nuk ka mbërritur në Kryeministri me eskortë.
“Nuk erdhi me eskortë, i shoqëruar nga automjete. Doli shefi i Protokollit në Presidencë dhe e priti dhe tashmë është futur në Kryeministri për një takim informal me kryeministrin Edi Rama. Ishte një takim i paralajmëruar. Ajo që është deklaruar se do të diskutohesh shumë çështje por pa i specifikuar ato. Është me dyshim nëse do të ketë një dyshim për shkak se takimi është informal”, raporton Oranews.