Një skandal është publikuar nga mediat britanike ku pjesë është kongresmenia Katie Hill.
32-vjeçarja është parë në një set fotografish tronditëse të marra publikuara nga “Daily Mail” ku ajo ishte duke u puthur në buzë një anëtare të stafit të saj, e ndërsa në një tjetër ajo është lakuriq dhe krehte flokët e parukieres Morgan Desjardins, Santa Clarita, Californi me të cilën dyshohet se ka pasur edhe një lidhje treshe me bashkëshortin e saj Kenny Heslep.
22-vjeçarja filloi një marrëdhënie me Hill dhe burrin e saj Kenny Heslep menjëherë pasi Desjardins filloi të punojë për Hill në 2017.
Në foto dallohet 32-vjeçarja duke marrë drogë, si edhe në një foto ku ajo shfaqet lakuriq dallohet simboli nazist që ajo e ka bërë pranë zonës intime.
Burimet zbuluan se Hill dhe Heslep postuan gjithashtu fotografi nudo të kongresmenes në internet në vitin 2016 nën një faqe të quajtur ‘WillYouF ** kMyWife’ dhe ‘wifesharing’.
Britanikja Daily Mail ka siguruar disa foto ekskluzive ku hedh poshtë çdo qëndrim publik të saj, duke sjellë edhe anën e shthurur dhe imorale të saj.
Në një letër për zgjedhësit e saj të mërkurën, Hill pranoi marrëdhënien me ndihmësen e saj 24-vjeçare, por ajo nuk e përmendi emrin e Desjardins.
Por burime pranë Hill ka zbuluar se kjo nuk ishte hera e parë që ajo dhe burri i saj hapën martesën e tyre.
Një ish-qiramarrës i çiftit të zhveshur tha se kishin një ‘lidhje seksuale’ me një grua 21-vjeçare në vitin 2010, në të njëjtin vit kur ishin martuar.
Një burrë vendas tha që mori me qira një dhomë në fermën e çiftit Santa Clarita dhe ‘u fut në mes prej tyre’ disa herë.
“Unë absolutisht mund të konfirmoj gjëra si kjo vazhduan edhe atëherë,” tha ai për DailyMail.com.
‘Unë u largova nga shtëpia pas gjashtë muajsh për shkak të gjërave të çuditshme seksuale që po ndodhnin”, vazhdoi ai më tej. / Javanews