Biznesmeni i përpunimit të drurit në Elbasan, Lufti Bici, ka rënë prej e grabitjes mbrëmjen e së dielës. Sipas informacioneve, hajdutët e maskuar kanë mundur të marrin rreth 2 milionë lekë të reja në banesën e biznesmenit Bici, e cila ndodhet në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan.
Në momentin e ngjarjes nuk ka pasur njeri në banesë, ndaj dhe maskat kanë mundur të veprojnë lirish, duke marrë edhe shumën e parave.
Nuk dihen ende detaje rreth ngjarjes, por policia fill pas denoncimit ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Kjo është vjedhja e dytë e një banese brenda pak ditësh, pasi rreth dy javë më parë, u vodh edhe banesa e pronarit të një autoshkolle, Shaqo Karafili, ku u mor pothuajse e njëjta vlerë. /e.s/