Një sherr i momentit i degraduar në konflikt fizik, ka bërë që dy persona të vihen në prangat e policisë së Vlorës.
Mbrëmjen e kaluar, e enjte, në ambientet e një lokali në lagjen “Lef Sallata”, pas një konflikti ndërmjet njëri-tjetrit për motive të dobëta, policia ka arrestuar në flagrancë Th.M., 42 vjeç.
Ai dyshohet se gjatë konfliktit ka përdorur shkop gome, në cilësinë e armës së ftohtë.
Policia ka arrestuar në flagrancë edhe S.Gj., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi nga kontrolli personal këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis sativa.
Gjithashtu, policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasit A.L., dhe Xh.A., të akuzuar për veprën penale “Plagosje të lehtë me dashje” pasi kanë goditur fizikisht shtetasin Th.M.
/a.r