Zbulohet lëndë narkotike në një fshat të Mallakastrës, duke bërë që një person të shpallet në kërkim.
Në vijim të punës për kontrollin e territorit si edhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në fshatin Cakran, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit G.S.,
u gjetën dhe sekuestruan 3 kilogramë kanabis sativa, një armë gjahu çifte dhe një armë sportive.
Nga ana e policisë u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e autorit të dyshuar, G.S., 65 vjeç.
Për këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
/a.r