Shtyhet seanca paraprake për dosjen Toyota Yaris, për shkak se nuk kanë marrë dijeni dy kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi të shpallur në kërkim.
Avokatët thanë në seancë se ata nuk gjenden në vendin tonë por janë jashtë Shqipërisë. Të arrestuar për këtë çështje janë Edi Lika dhe Klevi Cani, Alban Mollaymeri të akuzuar për pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe Agim Çeka i akuzuar vetëm për armë mbajte pa leje.
Ata akuzohen për “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Ndërsa i katërti, Agim Çeka akuzohet për “armëmbajtje pa leje”.
Në këtë çështje është i përfshirë edhe kreu i opozitës Lulzim Basha pasi dyshohet për dekonspirimin e operacionit të policisë pasi ai tha në parlament se drejt Shqipërisë ishte nisur një shumë e madhe parash brenda një automjeti “Toyota Yaris”.
g.kosovari