Ambasada e SHBA në Tiranë ka postuar mëngjesin e sotëm një video ku shpjegon sesi funksionon skualifikimi i përjetshëm për zyrtarët e korruptuar në qeveritë e huaja.
Zyra në fjalë shprehet se Sekretari i Shtetit ka autoritetin të firmosë që individët e korruptuar dhe familjet e tyre të mos shkelin më në Amerikë.
SHBA shkon më tej. Në videon e mëposhtme, ajo deklaron se Adriatik Llalla, Vangjush Dako dhe Tom Doshi nuk do të marrin kurrë vizë për në territorin amerikan.
REAGIMI:
Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.
Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara.
Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit
/a.r