Atletja shqiptare Luiza Gega në bën krenar sërish, duke fituar një medalje tjetër.
Teksa është bërë pjesë e Forcat e Armatosura në Policinë Ushtarake, ajo ka fituar medalje bronzi në Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore që po mbahen në Wahan të Kinës.
Lajmin e ka bërë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duke postuar edhe disa fotografi.
“Flamurtarja e ekipit të FA shqiptare në Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore në Wuhan të Kinës, nëntetare Luiza Gega na nderoi të gjithëve duke fituar medaljen e bronzit në 3000m me pengesa.
Të tjera paraqitje dinjitoze presim edhe nga sportistët e tjerë të FA”, shkruan Xhaçka.
/a.r