Stadiumi i kryeqytetit, Arena Kombëtare, duket se ka përfunduar. Kryeministri Edi Rama publikon videon e mëposhtme teksa uron ‘mirëmëngjes’ për ndjekësit në Facebook.
Nëpërmjet pamjeve me dron, duket se përgatitjeve për ndeshjen inauguruese me Francën po i jepet dora e fundit, ndërsa një pamje mjaft të bukur ka marrë edhe tapeti i gjelbërt, që shumë shpejt do jetë gati për t’u provuar edhe nga lojtarët.
Ndërkohë, siç mësohet, është vetë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin që ka konfirmuar vizitën e tij zyrtare në Tiranë për ndeshjen e fundit eliminatore të kampionatit Europian Euro 2020 mes Shqipërisë dhe Francës.
Veç presidentit të UEFA-s, Federata Shqiptare e Futbollit ka ftuar të gjithë anëtarët e qeverisë evropiane të futbollit për të qenë të pranishëm në inaugurimin e impiantit më të madh e më modern sportiv në Shqipëri.
/a.r