Më pak se 24 orë pas vrasjes në fshatin Palaj, duket se policia nuk ka ende një pistë zyrtare hetimi.
Report TV shkruan se ishte dje në fshatin Palaj në zonën e thellë të Shoshit në qarkun e Shkodrës në Malësinë e Dukagjinit, ku mesditën e së hënës u gjet i pajetë 55-vjeçari Lazer Arraj.
Fshati është i blinduar me forca të shumta policie, por nuk ka asnjë të arrestuar apo pistë hetimi se kush mund t’i ketë marrë jetën Arrajt.
Mësohet se 55-vjeçari jetonte në Shkodër dhe se kishte shkuar në fshat për të marr zahiretë e dimrit.
Lazer Arraj u gjet i vrarë në rrugë, ndërsa ishin nipërit e tij që jetojnë në fshat të parët që e panë. Pjetrushi, siç njihej, ka qenë duke u kthyer për në Shkodër, ku edhe banonte.
Sipas policisë 55-vjeçari Lazer Arraj u vra rreth orës 12:00 të ditës së djeshme. Për të shkuar në zonën e Shoshit, në malësinë e Dukagjinit, duhen të paktën 2 orë nga Shkodra.
/a.r