Kryeministri Edi Rama e ka vijuar në rrjetet sociale “debatin” me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me mos hapjen e negociatave. Kësaj here, kreu i qeverisë e ka vendosur përballë kancelares gjermane Angela Merkel.
“Më vjen shumë keq për këtë vendim. Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet. Kur bëjmë premtime patjetër që duhet t’i mbajmë ato. Nuk do t’i kthejmë shpinën vendeve ndërkohë që kemi bërë premtime”, citohet kancelarja Merkel, ndërsa në anën tjetër është kreu i opozitës Lulzim Basha sipas të cili vendimi për të mos hapur negociatat është dështim i qeverisë.