Familja më e madhe në Britani do bëhet edhe më e madhe.
Sue Radford ka njoftuar se po pret fëmijën e saj të 22-të me bashkëshortin Noel.
Zonja Radford, 44 vjeçe dhe burri i saj Noel, 48 vjeç, bënë zbulimin me anë të një video në YouTube.
Nëna 44-vjeçare është pothuajse 15 muajshe shtatzënë dhe do sjellë foshnjën në jetë prill të 2020.
Sue dhe Noel janë prindër të 21 fëmijëve, 11 vajza dhe 10 djem.
Radford lindi fëmijën e saj të parë, djalin Chris, në maj të vitit 1989 kur ishte 14 vjeç.
Ndërsa ende nuk e di gjininë e foshnjes së saj që pritet të vijë ne jetë.
Çifti kishte deklaruar më parë se pas fëmijës së tyre të fundit në 2018 nuk do të kishte më.
g.kosovari