Politika shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, nuk i ka mbajtur dot emocionet në një studio televizive dhe ka shpërthyer në akuza të fortë ndaj partive të tjera shqiptare që veprojnë në Maqedoninë e Veriut. Kreu i BDI, Ali Ahmeti i cili i cili njihet edhe si një nga aleatët e Zoran Zaev, në një video publikuar nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani, gjatë një interviste për TV21 shfaqet me nerva dhe duke i rënë tavolinës me dorë disa herë.
Ahmeti hedh akuza duke thënë se fakti që ekzistojnë shumë parti dhe po krijohen të tjera, po i përçan shqiptarët. Më pas Ahmeti bën thirrje për bashkim dhe një organizim mes shqiptarëve të Maqedonisë së veriut.
Pjesë nga deklaratat e forta të Ali Ahmetit:
“Le të mbledhin mendtë dhe të organizohen t’i bashkojnë shqiptarët dhe jo t’i përçajnë shqiptarët. I kanë bë pikë e pesë shqiptarët. Turp më vjen të shkoj nëpër takime, nga gjashtë delegacione shqiptare janë atje. I kemi thënë vetes shqiptarë me shkollë me universitet, çfarë universitetet kemi ne, çfarë shkolle kemi ne, turp i botës është kjo, gjashtë delegacione shqiptare, dy maqedonase.
Me horra nuk ulem, me horra jo. Vjen BESA me gjashtë veta brenda vetes se nuk i besojnë njëri tjetrit, Sela me tre a katër, Thaçi me dy a tre, Ahmeti me dy a tre, Ostreni me dy a tre, kjo është turp. Dhe po më flisni këtu se unë i kam ofenduar ata. Gjema shembullin më të vogël dhe unë do të tërhiqen nuk do t’i nënçmoj shqiptarët”, me nervozë është shprehur Ahmeti.
g.kosovari