Një person ka mbetur i vdekur pasi është vrarë me armë zjarri në zonën e thellë të Shoshit në qarkun e Shkodrës.
Mësohet se viktimë ka mbetur Lazer Pjetrushi. Nga raportimet e para viktima ka marrë dy plagë me armë zjarri dhe ka humbur jetën.
Policia e njoftuar për ngjarjen e rëndë është nisur drejt zonës. Informacioni shtë marrë rreth 30 minuta më parë, por për të shkuar në zonën e Shoshit, në malësinë e Dukagjinit, duhen të paktën 2 orë për të shkuar nga Shkodra.
/a.r