Mbledhja e Këshilli i Lartë i Prokurorisë e kësaj të hëne është mbyllur për shkak të kërkesës së anëtarit të Këshillit Besnik Cani i cili pretendonte se ai është njohur me projket-aktet të paraqitura në rendin e ditës, me shumë vonesë. Sipas tij njohja me projekt aktet e rendit të ditës për sot nuk i kanë ardhur siç parashikohet nga ligji (7 ditë para njoftimit të datës së mbledhje plenare.
Në rendin e ditës së sotme ishin për diskutim 7 pika, ku pika kryesore dhe ajo që nxiti diskutime ishte pikërisht pika nr.7 për ngritjen e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Ajo që ende nuk është zgjidhur mes KLP është numri i prokurorëve që do të duhen për ngritjen e kësaj strukture. Sipas ligjit parashikohet që nuk duhet të jenë më pak se 10 anëtar, por deri më tani janë 8 prokurorë që janë gati për SPAK.
Nga ana tjetër Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi më parë ka deklaruar se edhe pse 8 prokurorë janë gati për emërim, kjo nuk mjafton pasi duhet të jenë më shumë dhe një numër kaq i ulët do t’i mbingarkonte.
g.kosovari