Robert Berisha dhe Nora Istrefi i lanë pa fjalë fansat e tyre teksa rreth dy muaj më parë deklaruan se i kishin dhënë fund martesës së tyre të gjatë. Ndërkohë që deri më dje ishte vetëm Roberti që kishte folur për këtë ndarje duke u shprehur se vazhdon ta respektojë Norën.
Tashmë ka folur edhe Nora për herë të parë në një intervistë për “Prive”, ku tha se nuk ka çfarë të shtojë asgjë.
“S’kam ç’të shtoj, vetëm i uroj gjithë të mirat”, u shpreh Nora.
Gazetari e pyeti këngëtaren edhe për lidhjen e re që po përflitet. “Ka thashetheme se je në lidhje të re”, i tha gazetari ndërsa Nora iu përgjigj: “Bye”.