Më 3 janar 2020, Maqedonia e Veriut do të ketë një qeveri të re teknike, e cila si detyrë parësore të saj do të ketë organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Dje në një takim me Presidentin Stevo Pendarovski, drejtuesit e partive më të mëdha politike të vendit ranë dakord që në 12 Prill 2020 të mbajnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Maqedonia dështoi të marrë një datë për bisedimet e anëtarësimit me BE pasi Franca vuri veton me votën kundër.
Sipas mediave maqedonase, nga 3 janari do të kemi një Kryeministër të ri teknik nga koalicioni qeverisës. Emri që përflitet është Oliver Spasovski, nga koalicioni LSDM dhe BDI.
Një Ministër i ri i Brendshëm do të emërohet me propozimin e VMRO-DPMNE, në konsultim me koalicionin qeverisës.
Opozita gjithashtu do të duhet të emërojë një ministër të ri teknik të punës dhe politikës sociale.
Qeveria teknike parashikon gjithashtu zëvendësministra të brendshëm, të punës dhe politikës sociale të propozuar nga koalicioni qeverisës.
Opozita do të ketë zëvendësministra shtesë të financave, bujqësisë dhe shoqërisë së informacionit.
/a.r