Adoleshenca është një moshë delikate. Dhimbjet e gëzimet përjetohen me intesitet të madh dhe shpeshherë prindërit e kanë të vështirë të menaxhojnë fëmijët e tyre. Kjo bëhet shkak për mosmarrëveshje dhe konflikte mes tyre. Një temë e tillë delikate është trajtuar edhe në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në E Diela Shqiptare në Tv Klan.
Griselda ka një problem me nënën. Ajo gjithë kohës e kontrollon dhe monitoron dhe nuk e lejon të dalë me shoqet. Për këtë arsye, Griselda e ka ftuar në studio dhe ka një kërkesë të veçantë për të.
Griselda: Para pak kohësh, unë kam pasur probleme me shëndetin , me oreksin.
Ardit Gjebrea: Nuk kishe oreks?
Griselda: Jo!
Ardit Gjebrea: Pse?
Griselda: Nga problemet në familje. Jam tip shumë i mbyllur.
Ardit Gjebrea: Sa kile ke qenë?
Griselda: Kam qenë 28 kile.
Ardit Gjebrea: Sa….
Griselda: 28!
Ardit Gjebrea: Wow!
Griselda: Tani jam 56!
Ardit Gjebrea: Po pse nuk haje?
Griselda: Unë jam tip që gjendjen që kemi ne në familje, jam shumë tip i mbyllur.
Ardit Gjebrea: Ke pasur ndonjë gjë specifike me mamin apo probleme në familje me të tjerët dhe ti e vuaje?
Griselda: Probleme me të tjerët, por edhe me mamin më shumë. Në 9-vjeçare kur kam qenë, mami nuk më linte të dilja me shoqërinë, me shok.
Ardit Gjebrea: 15 vjeç, le të themi.
Griselda: Po!
Ardit Gjebrea: Ku doje të shkoje ti?
Griselda: Të dilja me shoqërinë, me shoqet, me shokët, për kafe..
Ardit Gjebrea: Kafe.. 15 vjeç? Një minutë se po më duket vetja si mami yt… Është normale 15 vjeç?? Jo- thotë publiku…
Griselda: Ose në ndonjë vend…
Ardit Gjebrea: Po shoqet e tua dilnin 15 vjeç për kafe?
Griselda: Po dilnin.
Ardit Gjebrea: O jam unë mbrapa botës dhe nuk di se ç’bëhet! Ok.. Pra mami nuk të linte të dilje me shoqet.
Griselda: Po!
Ardit Gjebrea: Ndoshta jo për kafe por në shtëpitë e tyre të shkoje të linte?
Griselda: Kam shkuar vetëm një herë tek shtëpia e shoqes time dhe atë ditë që kam shkuar më ka marrë shumë herë në telefon.
Ardit Gjebrea: Mirë! Është normale.
Griselda: E vuaja këtë pjesë. Kur shkoja në shtëpi, e mbyllja derën me çelës dhe qaja. Edhe gati ditë për ditë kemi me mamin këtë lloj konflikti, që i them pse nuk më le të dal..
Ardit Gjebrea: Kjo ka ndodhurvetëm kur ke qenë në klasë të 9 apo vazhdon akoma edhe sot e kësaj dite?
Griselda: Jo, vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Ardit Gjebrea: Pra dhe tani që ti je bërë 17 vjeç, ti nuk del me shoqet?
Griselda: Jo, nuk dal.
Ardit Gjebrea: Fare, fare?
Griselda: Fare, fare. I takoj vetën në klasë.
Ardit Gjebrea: Po çfarë të thotë mami kur ti ankohesh?
Griselda: Thotë që ka ardhur kohë e keqe. Nuk e njeh shoqërinë..
Ardit Gjebrea: Më trego pak një ditë tënde të zakonshme, cila është?
Griselda: Ngrihem në mëngjes për në shkollë.
Ardit Gjebrea: Shkon vetë?
Griselda: Jo, me mamin. Më përcjell mami në shkollë. Mbaron mësimi, kur dal nga mësimi prapë e gjej mamin aty. Dhe nisemi të dyja domethënë për në shtëpi.
Ardit Gjebrea: Pastaj mbasditen mbyllur në shtëpi?
Griselda: Po, gjithë ditën mbyllur, nuk dal.
Ardit Gjebrea fton në studio mamin e Griseldës ku i kanë përgatitur një “surprizë”. Zonja Dallëndyshe shikon vajzën e saj teksa pi kafe me dy vajza të tjera.
Ardit Gjebrea: Po pinë kafe. Janë në qejfin e tyre..
Dallëndyshe: Jooo!
Ardit Gjebrea: Si jo ? Po është me shoqet.
Dallëndyshe: Do jetë këtu brenda, se nuk pi goca ime kafe nëpër lokale.
Ardit Gjebrea: Duke parë ti këtë pamje, çfarë mendon, nuk të pëlqen? Që është me dy shoqe po pi kafe.
Dallëndyshe: Këtu në studion tuaj më pëlqen, por në lokalet e tjera jo.
Ardit Gjebrea: Tani t’ja ndërpresim kafen apo ta lëmë të pijë kafe?
Dallëndyshe: (Qesh) Ajo s’pi kafe, s’ka pirë asnjëherë kafe.
Griselda: Të kam thirrur se dua të të falenderoj për gjithë sakrificat dhe mundimet që ke bërë për mua. Kur kam pasur probleme me oreksin, që jam shtruar dhe në spital dhe je kujdesur shumë. Të kam thirrur dhe për disa kërkesa që dua t’i plotësosh. Siç e shikon jam ulur në kafe me shoqe dhe dua që tani të më lësh dhe me shoqërinë të dal. Dua të m’i plotësosh..
Ardit Gjebrea: Një kërkesë ka, se thotë kam kërkesat e mia. Në fakt një ka… të më lësh të dal me shoqet. Se duket sa shumë kërkesa ka.
Dallëndyshe: Unë kërkesat me thënë të drejtën, nuk është se nuk ia plotësoj. Kam gjithë problemin se dua të mbarojë shkollën. Edhe një vit ta bëj pak.. sa të mbarojë shkollën.. Gocën e madhe e kam të urtë, më ka shoqe vetëm mua.
Ardit Gjebrea: Do ja japim atë lejen Griseldës?
Dallëndyshe: Ama edhe ajo të më japi..
Ardit Gjebrea: Çfarë kërkon ti nga Griselda?
Dallëndyshe: Unë dua të hajë çfarëdo gjelle, nuk më ha Ardit.
Griselda: Po!