Policia e Shtetit ka sekuestruar asete kriminale, vlera e të cilave arrin në 72.1 milionë euro, gjatë 9 muajve të parë të vitit.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lleshaj bën të ditur, se vlera e aseteve të sekuestruara është më e larta e arritur deri tani.
Madje, ai bën një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku thekson, se në 2018 janë sekuestruar 30.2 milionë euro pasuri që burim kanë pasur krimin e organizuar.
Deri tani nuk dihet ende se çfarë pasurish, konkretisht, janë sekuestruar, por dyshohet se ato kanë pasur lidhje me disa llogari bankare, prona në bregdet, apartamente, garazhe dhe hotele.
Ministria e Brendshme ende nuk ka bërë një pasqyrë të saktë të emrave të personave që kanë pasur në posedim këto prona e pasuri.
Po ashtu, për sa prej këtyre aseteve është dhënë vendimi i formës së prerë nga ana e gjykatave, për të dalë në ankand apo për t’i kaluar shtetit.
/a.r