Për shkak të bllokimit të Shqipërisë në samitin e Brukselit, në vendimin që u shoqërua me refuzimin e negociatave me BE-në, zhgënjimi dhe zemërimi i shqiptarëve është rritur ndjeshëm ndaj Francës.
Ky zhgënjim pritet të reflektohet në ndeshjen që Shqipëria do të luajë kundër kampionëve në fuqi të Botës, në stadiumin e ri që do të inaugurohet në muajin Nëntor.
Tifozët kanë bërë thirrje për “hakmarrje”, ndaj francezëve, nisur edhe nga fakti që Franca ngatërroi himnin me Shqipërinë në ndeshjen e kaluar kualifikuese Euro 2020, por ky ngatërrim nga shumë prej tyre, është cilësuar i qëllimshëm.
Në një atmosferë të ndezur, autoritet kanë nisur të mendojnë që tani për ndeshjen me Francën, duke qenë se edhe ecuria e Kombëtares ka qenë e admirueshme dhe interesi pritet të jetë i jashtëzakonshëm.
Gjithsesi, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë njoftimin zyrtar për ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë ndaj Andorrës dhe ndaj Francës. Shqipëria do të luajë edhe dy ndeshje eliminatore në kuadër të Euro 2020 në muajin nëntor. Takimi i parë do të jetë më datë 14 ndaj Andorrës në Elbasan Arena, ndërsa më 17 nëntor ndaj Francës në Stadiumin e ri kombëtar në Tiranë. FSHF ka njoftuar se, “duke filluar që nga dita e martë, 22 Tetor 2019, të gjithë anëtarët e FanClub “Tifozët e Kombëtares” mund të blejnë online biletat e tyre për dy ndeshjet e muajit nëntor. 14 Nëntor: Shqipëri-Andorra (Elbasan Arena)17 Nëntor: Shqipëri-Francë (Stadiumi ri kombëtar në Tiranë).”
“Çdo tifoz mund të antarësohet në FanClub nëpërmjet këtij linku: http://fanzone.fshf.org/ *Deri në datë 1 Nëntor, bileta mund të blejnë vetëm anëtarët e FanClub “Tifozët e Kombëtares”, të cilët mund të zgjedhin vendin më të mirë në stadium.*Me kartën Bazë, keni këto përfitime: Ofertat e fanclub*Me kartën Gold, keni këto përfitime: Ofertat e fanclub (Për biletën në zonën V.I.P do të kontaktoheni nga stafi i FSHF pas procesit të anëtarësimit).
Megjithatë, kur të falin në shitje, mësohet se biletat ndaj Francës do të jenë të kontrolluara, me qëllim që autoritet të dinë se në duart e kujt ato do të përfundojnë.
/a.r