Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në bjeshkët e Gjallicës, në Kukës, ku një 43-vjeçar është plagosur rëndë nga ariu.
Mësohet sese qytetari që ka mbetur i plagosur është Ekrem Onuzi, i cili jeton gjatë verës në bjeshke me bagëti
Ka më shumë se dy orë që Onuzi ka njoftuar se e ka sulmuar ariu në vendin e quajtur Sasat, bjeshka Gjallicë, dhe i ka shkaktuar plagë të shumta në trup, duke i duke i dëmtuar rëndë këmbën dhe kokën duke i shkaktuar hemorragji të shumta
Është njoftuar Salla e Emergjencave për helikopterin dhe akoma nuk është njoftuar nisja e tij nga Tirana për shpëtimin e të plagosurit. Policia e Kukësit ka konfirmuar rastin por shton se është e vështirë ndërhyrhja për shkak të terrenit mjaft të thyer në Bjeshkë.