Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka reaguar mbi mbledhjen e Këshillit të Europës, ku po diskutohen negociatat për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.
Mesazhi i Bregut:
Faleminderit për të gjithë ata që ishin në favorin e hapjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe për të gjithë ata që punuan shumë, shumë vite në avancimin e axhendës europiane.
Më vjen keq që nuk u mor asnjë vendim pozitiv në Këshillin e Europës. E trishtuar të vej re se sa shumë nga historia e Ballkanit po harrohet, ndërsa proceset ngatërrohen gabimisht. E brengosur vërtet se si ky vendim do të formësojë dialogun, reformat, bashkëpunimin e rajonit!