Ka nisur aplikimi i tarifave të Trump ndaj Euroës .Taksat e rënda që variojnë nga 10-25% për një gamë produktesh europiane zënë një total prej 7.5 miliardë importesh, të cilat Uashingtoni i vendosi pas vendimit të OBT-së në lidhje me çështjen Boeing-Airbus.
Sipas Organizatës Botërore të Tregtisë, Europa është përgjegjëse për subvensionet e paligjshme për gjigantin e hapësirës ajrore Airbus, duke cenuar rivalin e saj amerikan Boeing. Për të kundërshtuar këtë ndërhyrje publike në çështjet private, SHBA u ankuan praë OBT. Por historia rrezikon të përsëritet, kur do të vijë dita e gjykimit për një ndihmë të ngjashme për Boeing, për të cilën Europa akuzon SHBA.
Tarfiat e shtuara me 25% kanë nisur të aplikohen për djathrat italian Parmigiano dhe Pecorino, verërat franceze, ullinjtë grekë dhe uiskin skocez. Pikërisht për Parmigiano-n, pritet që çmimi në tregun amerikan të shkojë në 45 dollarë.
Italia shpreson që Trump të rishikojë rritjen e tarifave doganore pasi ajo nuk ka qënë direkt e përfshirë në ndihmat shtetërore për konsorciumin Airbus.
/a.r