Paolo Dybala duket se ka joshur “Juventusin” dhe shumë shpejt pritet që bardhezinjtë ti ofrojnë rinovimin e kontratës deri në qershor të vitit 2024.
Këtë sezon “ La Yoja” ishte shumë pranë largimit nga “Zonja e Vjetër”. Tratativat me “Manchester United”, “Tottenham” dhe “PSG” nuk u mbyllën me sukses për një ose më shumë arsye, të cilat duket se kanë ndryshuar historinë e argjentinasit, që tashmë po rikthehet në një pikë qëndrore të makinës bardhezi të targuar Maurizio Sarri.
Goli shënuar të dielën e 6 tetorit në mbrëmje ndaj “Interit”, ishte një shenjë se Dybala është rikthyera ai sulmues i frikshëm që njohin mirë në Seria A. Argjentinasi është nga të paktit sulmues që ka nuhatjen e golit nga të gjitha pozicionet në fushë, është driblues fantastik, por shtati i tij i shkurt nuk e ndihmon në dyluftimet ajore, që i kompenson me një sukses të jashtëzakonshëm në lojën tokë. Pikërisht këto katarkteristika kanë bindur Maurizio Sarrin, tekniku e “Juventusit”, që të bind drejtuesit për të nisur një tratativë për rinovimin e kontraës së tij.
I transferuar te “Juventus” në verën e vitit 2015, Dybala ka rinovuar njëherë kontratën, në 13 prill të vitit 2017 me zonjën e vjetër dhe tashmë kontrata akutale skadon në vitin 2022. Vlera e tij në merkato llogaritet sot rreth 75 milionë euro, ndërsa transfertmarketing, vlera më e lartë e arritur në treg është ajo e 110 milionë eurove. Aktualisht ai përfiton thuajse 7-milionë euro në sezon dhe këtë fillim sezoni ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 2 asist në pesë ndeshje të luajtura. Dybala u transferua te “Juventus” nga “Palermo” për shifrën e 40 milionë eurove.
Dybala padyshim ëhstë një nga futbollistët më të kërkuar. Veç skuadrave të Premier Ligës, “United”, “Tottenham”…etj, në dyert e “Juventusit” për argjentinasin kanë trokitur dhe gjigandët spanjoll të “Barcelonës”.