Java e 8-të e superligës do të ofrojë për sportdashësit shqiptarë supersfidën mes “Vllaznisë” dhe “Partizanit”, e cila do të luhet më 19 tetor ora 17:00 në “Loro Boriçi”.
Klubi shkodran në kuadër të kësaj sfide, e cila pritet të jetë tepër e ndezur për shkak rivalitetit mes dy skuadrave si dhe faktti se dy skuadrat ndahen vetëm nga një pikë në klasifikim, ka publikuar masat e marra. Sipas njoftimit, hyrja e tifozëve në stadium do të nis që prej orës 15:30’, duke i dhënë kohë tifozëve për të blerë biletat në biletarinë e stadiumit, apo për të hyrë në në brendësi pa krijuar radhë të gjata. Po ashtu, në stadium do ndalohen fishekzjarët, lëndët piroteknike, çadrat apo flakadanë. Tifozët njoftohen githashtu se nuk do lejohen të hynë në stadium me shishe qelqi, pije në kanoçe, ndërsa shishet e ujit që do futen në stadium do të jenë vetëm plastike dhe pa tapa. Për invalidtët, klubi shkodran ka rezervuar një hyrej tjetër në stadium, zonën ku dhe hynë ambulanca, për ti ofruar komoditetin e duhur.
Dy skuadrat i ndan vetëm një pikë, me kuqeblutë në krye të renditjes. Interesimi në Shkodër është tejet i lartë, ndaj pritet që stadiumi i kryeqendrës së veriut të jetë i mbushur. “Vllaznia” në shtatë javët e para ka grumbulluar 12 pikë, 3 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje. Po asthu kuqeblutë kanë shënuar 7 gola dhe kanë pësuar 3. “Të kuqtë”, kanë 11 pikë, 3 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Golavarazhi i kampionëve të vendit është më i balancuar, 6 gola të shënuar dhe 5 të pësuar.