Është finalizuar operacioni “Prita” në Durrës, ndërsa në pranga kane rënë 2 të rinj, një procedohet në gjendje të lirë dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Operacioni në kuadër të parandalimit të vjedhjeve të banesave dhe lokaleve, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, ka bërë që të bien në “rrjetë”, adoleshentët të cilët kishin kryer një sër grabitjesh.
Ata janë kapur në flagrancë ndërsa po tentonin të vidhnin një dyqan. Të arrestuar kanë mbetur E. Xh., 16 vjeç, banues në Durrës; J. P., 18 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës. Gjithashtu, procedohet në gjendje të lirë shtetasi J. T., 17 vjeç dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.A., 17 vjeç, të dy banues banues në Durrës.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjerin, në datë 16.10.2019, në orën 22:45 janë kapur në flagrancë duke vjedhur dyqanin bulmetore që ndodhet në lagjen nr. 12, në rrugën “Mujo Ulqinaku”.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë realizuar edhe disa vjedhje të tjera në qytetin e Durrësit, si më poshtë:
Më datë 29.09.2019, në lagjen nr.18, dyshohet se kanë vjedhur 15 000 lekë, në një “Bar Kafe”.
Më datë 09.10.2019, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin një kioskë.
Më datë 10.10.2019, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje një lokal, ku kanë marë shumën 80 000 lekë, një telefon Samsung dhe 3 unaza.
Më datë 13.10.2019, në lagjen nr.18/1, Durrës, dyshohet se kanë kryer vjedhjen me thyerje të një kioske, ku kanë marë paketa cigareje të llojeve të ndryshme, me vlerë 20 000 lekë.
Më date 13.10.2019, në fshatin Romanat, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur në një dyqan artikuj ushqimorë, me vlerën 10 000 lekë.
Më datë 15.10.2019, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin me artikuj ushqimorë, ku kanë marrë 8 steka cigareje dhe 3 400 lekë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 000 lekë të reja dhe një kapuç i zi. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.
/a.r