Skuadra zikaltër nuk e ndërpreu stërvitjen e së mërkurës, megjithë ndërlikimin e krijuar në fushën e blertë nga shiu i madh e i rrëmbyeshëm, që ra në Milano gjatë asaj kohe. “Rreshteri” Antonio Conte ishte i pari që u bë qull, ndërsa drejtoi një seancë stërvitore të çmendur, në të cilën të gjithë futbollistët patën angazhim maksimal dhe përfunduan të lagur deri në palcë…
g.kosovari