Një sasi prej 51 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa është gjetur në një ndërtesë të pabanuar në fshatin Plan të Shkodrës.
Si rezultat i operacionit dhe veprimeve hetimore është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e dy shtetasve K. L. 27 vjeç dhe M. L. 24 vjeç, të dy banues në fshatin Plan, Shkodër.
Për shkak të terrenit të vështirë malor, në momentin që kanë kuptuar që po ndiqen nga Policia, këta dy shtetas kanë arritur të largohen, por po punohet intensivisht për kapjen dhe ndalimin e tyre.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”
Gjatë operacionit antidrogë të koduar “Pult” u sekuestruan edhe 100 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një telefon celular.
g.kosovari