Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian janë pajtuar për një marrëveshje të të re për Brexit-in.
Marrëveshja mes dy delegacioneve është arritur para se të mbahet një takim i nivelit të lartë të Bashkimit Evropian.
Të dyja palët kanë punuar në tekstin ligjor të një marrëveshjeje, por do të ketë ende nevojë për miratimin e parlamenteve të Britanisë së Madhe dhe atij evropian.
Arritjen e marrëveshjes e konfirmoi kryeministri britanik, Boris Johnson, në rrejtin social Twitter.
“Ne kemi marrë një marrëveshje të re”, shkroi Johnson. “Ne kemi marrë një marrëveshje të re të madhe që rimerr kontrollin”.
Të dy palët kanë punuar me tekstin ligjor të një ujdie, së cilës për çdo rast do t’i nevojitet miratimi I parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar dhe atij europian.
Partia irlandezo-veriore DUP ka hedhur dyshime mbi paktin, duke thënë se nuk mund ta mbështesë.
Edhe presidenti në largim i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, njoftoi për arritjen e marrëveshjes, duke thënë se negociatorët e BE-së dhe të Brianisë së madhe kanë arritur një marrëveshje që do të mundësojë daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.
“Kur ka një vullnet, ka një marrëveshje dhe ne kemi një! Ashtë një marrëveshje e drejtë dhe e ekuilibruar për BE-në dhe Britaninë e Madhe” shkroi Juncker.
Afati për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian është 31 tetori.
Deri më tani palët kanë pasur mosmarrëveshje kryesisht për shkak të kontrolleve në kufirin irlandez, pas Brexit-it.
Një marrëveshje e negociuar nga ish-kryeministrja britanike, Theresa May, ishte refuzuar disa herë nga parlamenti britanik.
Ne heret ishte theksuar se nëse Britania largohet nga BE-ja, Brukseli do të përballet me rreth 15.4 miliardë dollarë më pak secilin vit.