Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit ka nisur prej orëve të para të mëngjesit aksionin për prishjen e ndërtesave në Shkozë, të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe. Siç shihet nga fotot dhe video, IKMT ka prishur edhe banesën e tretë në ditën e dytë të aksionit.
Banesat preken nga devijimi i Lanës në kuadër të projektit të Unazës së Re. Një ditë më parë u shemb edhe një banesë tjetër, pavarësisht kundërshtimit të banorëve.
Banorët kanë krijuar tensione duke kundërshtuar aksionin pasi ata kërkojnë dëmshpërblim, ndërsa e gjithë zona është rrethuar nga policia dhe FNSH, për të garantuar mbarëvajtjen e aksionit.