Forca të shumta policie kanë rrethuar disa nga banesat që do të prishen nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
Drejt Shkozës është nisur edhe ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi.
Situata vijon të jetë e tensionuar në zonën e Shkozës, prej ditësh, teksa pritet prishja e ndërtesave.
Kjo pasi IKMT ka njoftuar për t’u shembur disa nga banesat në kuadër të projektit të Unazës Lindore të kryeqytetit.
Të mërkurën u rrafshua vetëm njëra, ndërsa banorët janë të frikësuar për atë që do të ndodhë me shtëpitë e tyre.
Ashtu si një ditë më parë, edhe sot priten përplasje të forta mes banorëve dhe forcave të policisë.
g.kosovari