Autori i shfaqjes “Karrigia e nxehtë” paralajmëron se më 22 tetor do të hyjë në grevë urie dhe se do të qëndrojë para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit deri në përmbushjen e disa kërkesave të tij.
Përmes një komunikate për media Plakolli njofton se kërkesat e tij janë kthimi i shfaqjes “Karrigia e nxehtë” në repertor të TKK-së, shkarkimi i kryesuesit të këshillit të TKK-së, Jeton Nezirajt, i cili sipas tij, individualisht pa pëlqimin e këshillit e ka pezulluar shfaqjen “Karrigia e Nxehtë” duke e shoqëruar me fyerje e shantazh publik dhe finalizimi me kompensim për vonesë i kontratave valide të anëtarëve të ekipit realizues të shfaqjes.
“Shfaqja duhet të kthehet në repertor dhe të kërkohet falje publike për fyerjet dhe shantazhin që është ushtruar ndaj ekipit realizues të shfaqjes dhe ndaj veprës artistike, e cila konsiderojmë se përmban vlera të larta artistike, kombëtare dhe etike”, shkruan regjisori.