Megan Hawkins gjatë vitit 2014 ishte në një aheng në klubin e natës ‘1 OAK’, ku ishin edhe Chris Brown dhe Suge Night. Dhe gjatë asaj mbrëmje kishte të shtëna, ku ajo ishte goditur me plumb në vithe. Edhe pse ka kaluar një vit që kur është qëlluar, manekinia vetëm tani ka vendosur ta padisë klubin ku e ka pësuar, shkruan Zeri.info.
Përveç saj ishin plagosur edhe dy meshkuj të tjerë, në mesin e tyre edhe manjati i muzikës, Suge Night. Nikoqir i kësaj ndeje ishte këngëtari Chris Brown dhe pikërisht shkaku i tyre manekinia ka vendosur të padis këtë klub. Në të vërtetë, ajo thotë se ka qenë e njohur se Brown ka lidhje me krimin dhe se Night krijon probleme kudo që shkon, prandaj ky klub është dashur të ofrojë siguri më të mirë për mysafirët e saj.
Megan thotë se ky klub nuk është dashur t’i lëshoj të dytë ata brenda në të njëjtën kohë, por edhe kur e kanë bërë këtë, është dashur që të forcojnë edhe më shumë sigurinë e tyre, në mënyrë që mos të vinte deri te incidenti, shkruan më tej Zeri.info. Ajo thotë se ka qenë seriozisht e lënduar dhe se për shkak të plagosjes, ajo ka humbur shumë kontrata, ka grumbulluar shumë fatura mjekësore dhe se ka vuajtur shumë për shkak të dhimbjeve.
Ajo tani kërkon dëmshpërblim në para, edhe pse nuk është cekur se çfarë shume kërkon. Klubi në fjalë nuk e ka komentuar padinë e saj./ZERI