Lëvizjet në Policinë e Shtetit janë shoqëruar edhe me ndryshimin e krerëve të komisariateve të Fierit e Mallakastrës.
Në këtë kuadër, Kryekomisar Ledio Ibrahimi që mbante detyrën e Shefit të Komisariatit Mallakastër, u emërua Shef Komisariati në Fier.
Ai zuri vendin e të larguarit rreth dy javë më parë, Henerigert Mitri, i cili u vendos drejtori i policisë së Lezhës.
Komisar Alfred Thaçi, i cili më parë mbante detyrën e Shefit të Hetimit të Aksidenteve në Komisariatin Rajonal Tiranë, emërohet shef i Komisariatit Mallakastër.
/a.r