NUk ndalen banoret e Astirit. Banorët e zonës së “Astirit” në kryeqytet nuk kanë ndërmend të falin gjestin qe ata e konsiderojne si fyes të ambasadorit të OSBE në Tiranë, Berndt Borchard. Ky i fundit një natë më parë bëri një veprim spontan por duke ofenduar banorët pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Ai ngriti gishtin e mesit, ndërsa sot kërkoi falje publike për gjestin e tij.
Banorët kanë nisur gjatë kësaj të hëne një lëvizje të re duke firmosur një peticion, përmes së cilit do kërkojnë sa më shpejt shkarkimin e ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri.