Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur për herë të parë për marrëdhënien që ka me dy vajzat e saj.
E ftuar pasditen e sotme në e “Ftesë në 5”, Manastirliu pranoi se vet pozicioni dhe përkushtimi ndaj punës bëjnë që të mos e shkëpusë celularin nga dora edhe gjatë kohës që është në shtëpi, e kjo duket se nuk pritet shumë mirë nga vajzat.
Krahas kësaj, ministrja ndau një detaj personal, duke treguar se dëshira e vajzës së vogël drejtuar Babagjyshit të Vitit të Ri, ishte që celulari i saj të mos funksiononte më.
“Po prisja të më thoshte ndonjë kukull, ndonjë libër, këto gjërat që fëmijët zakonisht kërkojnë”, u shpreh Manastirliu.
Ajo gjithashtu i bëri apel të gjitha grave të kontrollohen për të parandaluar kancerin e gjirit. /l.m